Please enter at least 3 characters.

Brenda katër minutash, Liverpooli pëson dy gola nga Watfordi

2020/02/sarr.png

Liverpooli është duke pësuar humbje ndaj Watfordit në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në të dytën janë shënuar dy për vetëm katër minuta.

Ismaila Sarr e realizoi golin e parë në minutën e 54-të me një asistim të Abdoulaye Doucoure.

Katër minuta më vonë, Sarr e realizoi edhe golin e dytë, e që u shërbye mjaftë mirë nga Troy Deeney.

Kjo mund të jetë humbja e parë për Liverpoolin në këtë sezon, pasi ka vetëm një barazim. /Telegrafi/