Breel Embolo shënon për t’i dhënë avantazhin Zvicrës ndaj Anglisë
06/07/2024
Zvicra ka kaluar në avantazh ndaj Anglisë në duelin që po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale të Euro 2024.
Po zhvillohej minuta e 74-të ku pas një pasimi të mirë në zonë, Embolo u gjend mjaft mirë për ta çuar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.
Deri në momentin e shënimit të golit gjithçka ishte e qetë dhe loja kishte një ritëm të ngadaltë me të dy ekipet që nuk arrinin të krijonin diçka konkrete.
Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Anglisë deri në përfundim të ndeshjes, teksa Zvicra do të synojë ta menaxhojë mirë epërsinë që krijoi.
Kujtojmë se në rast fitoreje, Zvicra do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit tjetër Holandë-Turqi që do të luhet me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/


