Brazili pritet ta lë jashtë Botërorit yllin e kombëtares për t’i bërë vend Neymarit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, është i gatshëm të lërë jashtë një emër të madh, për t’i bërë vend Neymarit në skuadrën e Botërorit 2026.
34-vjeçari ka shënuar 17 gola dhe e ndihmoi Santosin të mbijetojë nga rënia sezonin e kaluar, ndërsa regjistroi edhe tetë asistime.
Brazili është i mbushur me cilësi në repartin ofensiv, por kjo nuk i ka ndalur tifozët të shpresojnë që Neymar të ketë edhe “një valle të fundit” në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Ai nuk ka luajtur për kombëtaren që nga viti 2023, teksa një brez i ri sulmuesish ka marrë rolin kryesor në përpjekje për t’i dhënë Brazilit, Kupën e Botës për herë të parë pas vitit 2002.
Ancelotti kishte deklaruar më herët se shanset e Neymarit për të qenë pjesë e skuadrës ishin të vogla. Megjithatë, një raport i ri nga ESPN sugjeron se Neymar ka arritur ta përmbysë situatën. Madje, sipas tyre, një emër shumë i njohur rrezikon seriozisht të mbetet jashtë 26 lojtarëve.
Neymar ka “prishur planet” për futbollistët që konsideroheshin pothuajse të sigurt. Emri më i madh në këtë kategori është sulmuesi i Chelseat, Joao Pedro, i cili ka zhvilluar një sezon debutues shumë të mirë që pas transferimit nga Brightoni
Ai ka shënuar 20 gola, përfshirë 15 në Ligën Premier. Tashmë është një mundësi reale që Neymar të përzgjidhet përpara Pedros kur skuadra të shpallet të hënën.
Mes emrave që pritet të jenë në listën e Brazilit janë Raphinha, Vinicius Jr, Matheus Cunha dhe Gabriel Martinelli. Endrick, Igor Thiago dhe Rayan janë gjithashtu kandidatë të mundshëm, ndërsa Estevao është përjashtuar për shkak të një dëmtimi në kofshë që pësoi në prill./Telegrafi/


