Please enter at least 3 characters.

Brazili fiton dramën e penalltive me Paraguain, bëhet gjysmëfinalisti i parë i Copa America

2019/06/Brazil-vs-Paraguai.jpg
270:"PORTO ALEGRE, BRAZIL - JUNE 27: Players of Brazil celebrate after winning in the penalty shootout the Copa America Brazil 2019 quarterfinal match between Brazil and Paraguay at Arena do Gremio on June 27, 2019 in Porto Alegre, Brazil. (Photo by Lucas Uebel/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Brazilit ka kaluar në gjysmëfinale të Copa Americas pasi ka mposhtur me penallti (4-3) Paraguain, pasi loja e rregullt përfundoi me rezultat 0-0.

Selecao e ka bërë një hap tutje në garën për trofeun e Copa Americas pas fitores së vështirë ndaj Paraguait.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Brazilit, por rasti më i mirë i Roberto Firminos (4') nuk u konkretizua.

Brazili është gjysmëfinalisti i parë (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Selecao rriti edhe më shumë dominimin duke krijuar shumë raste, por edhe për kundër rasteve të shumta nuk arritën të gjejnë golin.

Në minutën e 54-të gjyqtari gjykoi penallti për Brazilin, por u anulua pas rishikimit të VAR-it, ndërsa raste të mira patën edhe Dani Alves (59'), Arthur (70'), Roberto Firmino (75') dhe Willian (90+) që goditi shtyllën.

Alisson ishte heroi i Brazilit (Foto: Lucas Uebel/Getty Images/Guliver)

Pas përfundimit të ndeshjes me rezultat ta barabartë 0-0, fituesi u desh të caktohej me anë të penalltive, ku Brazili ishte më i mirë me portierin Alisson Becker që priti një penallti dhe në fund fituan me rezultat 4-3.

Në gjysmëfinale, Brazili do të luaj me fituesin e sfidës në mes të Venezuelës dhe Argjentinës. /Telegrafi/