Please enter at least 3 characters.

Botërori 2026 në fokus: Gazetarët e Telegrafit zbulojnë favoritët për trofeun në podcastin “Arena e Yjeve”

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit diskutuan gjerësisht rreth Kampionatit Botëror 2026, duke analizuar favoritët për trofeun, skuadrat që mund të befasojnë dhe lojtarët që pritet të lënë gjurmë në turneun më të madh të futbollit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Diskutimi nisi me gazetarin Bardh Maxhuni, i cili zbuloi dy kombëtaret që i sheh si favoritët kryesorë për ta fituar Kampionatin Botëror 2026.

Ai analizoi forcën e skuadrave, kualitetin individual të lojtarëve dhe vazhdimësinë që këto përfaqësuese kanë treguar në vitet e fundit, duke argumentuar pse sipas tij ato janë kandidatet më serioze për trofeun e madh.

Në anën tjetër, gazetari Shkumbin Pireva u ndal te Argjentina, të cilën e konsideron si një nga favoritët absolutë të këtij Botërori.

Ai shpjegoi arsyet pse kampionët në fuqi vazhdojnë të mbeten një forcë e madhe në futbollin botëror, duke veçuar përvojën, mentalitetin fitues dhe strukturën e ndërtuar ndër vite si faktorë kyç në suksesin e tyre.

Ndërkohë, gazetari Lavdim Pireva dha mendimin e tij për Portugalinë, duke treguar se çfarë duhet të bëjë kjo kombëtare për të shkëlqyer në Botërorin 2026.

Ai analizoi potencialin e skuadrës portugeze, cilësinë e brezit aktual dhe faktorët që mund ta ndihmojnë ekipin të shkojë deri në fazat më të avancuara të kompeticionit.

Po ashtu, Shkumbin Pireva ndau parashikimet e tij për fituesin e Kampionatit Botëror, lojtarin që mund të shpallet ylli i turneut, si dhe futbollistin që sipas tij ka më së shumti gjasa ta mbyllë garën si golashënuesi më i mirë.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com