Please enter at least 3 characters.

Boshkoski: Gruevski po largohet si kriminel, ai do ta vuajë dënimin

2016/01/lube-boshkovski-e-l-euml-shoi-seanc-euml-n-n-euml-rastin-ldquo-rover-rdquo_hd.jpg

Kryetari i partisë "Të bashkuar për Maqedoninë", Ljube Boshkoski, ka akuzuar Nikolla Gruevskin për veprimet e tij politike. Ai ka thënë për Gruevskin se për të shpëtuar vetë, ai ishte i gatshëm të provokojë një luftë në Maqedoni, duke kërcënuar gjithçka nga pozicioni i politikanit të fshehur.

“Ai arriti të ndajë popullin e Maqedonisë, të ndodh 27 prilli dhe të bindë qytetarët se ata që u futën brenda e mbrojtën Kushtetutën, ndërsa ata që ishin në Kuvend ishin kundër saj”, këtë e ka thënë Boshkoski në shtabin e partisë në Kriva Pallankë.

Ai i njëjti Nikolla Gruevski në përpjekjen e tij të fundit për të shpëtuar, ishte gati të na fut në luftë civile, ndërsa tani i ka mbetur vetëm të kap ndjenjat e qytetarëve gjoja se, do të japë dorëheqje nga pozicioni i OBRM-PDUKM-së.

Ai po ikë si kriminel, si dëmtues dhe ai me siguri do të vuajë dënim në burg, pasi shkaktoi shumë dëme, tha Boshkovski./Telegrafi/