“Shqipëria është një partner kyç dhe aleat në rajon. Ka treguar përkushtim në procesin e integrimin dhe këtë nuk mund ta themi këtë për të gjitha vendet e rajonit”, tha zyrtari i BE, pas mbylljes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, njofton A2 CNN.
Ai shtoi: “Mezi po presim për zhvillimin e konferencës ndërqeveritare, sa më shpejt të jetë e mundur”. Por theksoi gjithashtu “nevojën që listat e kandidatëve të përbëhen nga njerëz me identitet”.
“Integrimi europian duhet të jetë një objektiv kombëtar. Polarizimi i tepërt nuk është shenjë e pjekurisë politike”, u shpreh Borrell.


