Please enter at least 3 characters.

Bonucci ndihet krenar që e kërkoi Reali, tregon se objektivi me Juven është triumfi në LK

2019/02/Leonardo-Bonucci-e1550578460783.jpg
246:"TURIN, ITALY - FEBRUARY 15: Leonardo Bonucci of Juventus celebrates after scoring his team's second goal during the Serie A match between Juventus and Frosinone Calcio on February 15, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, para ndeshjes ndaj Atletico Madridit ka konfirmuar se Zonja e Vjetër ka qëllim të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Italiani me këtë rast ka zbuluar se në verë është kërkuar nga Real Madridi dhe për këtë ndihet krenar.

"Si ndihem? Jam mirë, jam gati. Nuk ndjej dhimbje. Kam punuar shumë ditë dhe natë me stafin mjekësor në dy javët e fundit.", ka thënë Bonucci për AS.

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Shtatë Scudetto radhazi dhe 13 pikë mbi Napolin? Nuk është aq e lehtë sa që duket. Niveli i futbollit italian është rritur".

"Do të jem i ndershëm: kishte momente kur Juventusi ishte superior mbi të gjithë. Kemi luajtur ndaj Napolit, Interin dhe Milanit, kemi ndier se ishte një fitore pa ndonjë problem, por tani nuk është ashtu".

"Objektivi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve, nuk mund ta fshehim. Altetico është si Juventusi, Allegri thotë gjithmonë se titujt fitohen nga mbrojtja".

"A është e vërtetë që keni refuzuar Real Madridin? Po, është. Reali më kërkoi dhe ishte një moment krenarie dhe kënaqësie që isha cak i tyre".

"Kjo do të thotë se kam punuar mirë gjatë viteve", ka shtuar Bonucci. /Telegrafi/