Please enter at least 3 characters.

Blerja e Newcastle nga familja mbretërore saudite në dyshim, shkak pirateria

2020/04/newcastle.jpg

Tifozët e Newcastle United mund të jenë konsiderueshëm të zhgënjyer në lidhje me blerjen e propozuar të klubit.

Magpies u vendosën të bliheshin nga një konsorcium i udhëhequr nga Amanda Staveley, ku shumica e parave për marrjen e pronësisë vijnë nga familja mbretërore Saudite.

Blerja pritej të ndodhte këto ditë, por The Guardian tani raporton se shqetësimet e piraterisë mund ta vënë atë në dyshim.

Organizata Botërore e Tregtisë ka përpiluar një raport prej 130 faqesh që merret me ankesat në lidhje me një TV dhe kanal transmetimi në Arabinë Saudite që shfaq ndeshjet e Ligës Premier, beoutQ, është i paligjshëm.

Raporti zbuloi se ekziston një lidhje e qartë midis beoutQ dhe familjes mbretërore Saudite.

Sidoqoftë, kjo lidhje është mohuar nga familja saudite dhe vet klubi anglez, Newcastle.

Raporti i plotë do të dalë në mes të qershorit, dhe Liga Premier mund të mos ketë zgjidhje tjetër përveç bllokimit të blerjes së mundshme prej 300 milionë funtesh. /Telegrafi/