Please enter at least 3 characters.

Bleona merr poza duke mbajtur në dorë një Oscar

2019/02/bleona-qereti-e1551078669312.jpg
254:"WEST HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 24: Bleona attends the 27th annual Elton John AIDS Foundation Academy Awards Viewing Party celebrating EJAF and the 91st Academy Awards on February 24, 2019 in West Hollywood, California. (Photo by Amy Sussman/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 91-të e ndarjes së çmimeve Oscar në Los Angelos të SHBA-ve.

Statuja prestigjioze e çmimeve të ndara nga ana e Akademisë Amerikane të Filmit dhe Shkencës shkoi te kineastët ndërkombëtar.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe dy bukuroshet tona shqiptare, Rita Ora si dhe Bleona Qereti.

Kjo e fundit ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram të mara prej ndejave të ndryshme të mbajtura pas ceremonisë prestigjioze.

Një prej tyre këngëtarja shihet teksa mban në duar një çmim Oscar, por nuk ka dhënë detaje se kujt i përket.

"Nata më e mirë ndonjëherë. Oscars 2019", ka shkruar ndër të tjerash zeshkania teksa shihet duke pozuar në krah të mikeshës së saj, Marguerite de Balincourt.

Theksojmë se ajo kishte të veshur një fustan paska të tejdukshëm dhe ekspozonte këmbët në ndejën e fondacionit të Elton Johnit.

Ndryshe, aktori më i mirë në rolin kryesor u shpall Rami Malek në saje të paraqitjes në filmin “Bohemian Rhapsody” ndërsa Oscari për filmin më të mirë shkoi tek “Green Book”. /Telegrafi/