Please enter at least 3 characters.

Blatter dhe Platini rrezikojnë dënim të madh

2016/01/blatter-dhe-platini-rrezikojn-euml-d-euml-nim-t-euml-madh_hd.jpg

E gjitha ka lidhje me hetimin për thyerje të kodit të Etikës, si pasojë e një pagese prej rreth 2 milionë eurosh bërë nga FIFA në favor të Platinit, në vitin 2011.

Ajo pagesë u bë me urdhër të Blatterit, por nuk kishte asnjë justifikim apo kontratë ligjore, ndaj është e qartë që bëhet fjalë për një ryshfet, edhe pse Blatteri e ka justifikuar si pagesa për punën e bërë një dekadë më parë nga Platini për FIFA-n, ose më saktë për Blatterin, si këshilltar i tij.

Tani të dy personazhet më të fuqishëm të futbollit do të paraqiten për të dhënë shpjegime para Komitetit të Etikës dhe mësohet se hetuesit e FIFA-s kanë kërkuar pezullim deri në 6 vjet për secilin prej tyre.

Nëse kjo ndodh, Blatter e mbyll me FIFA-n, ndërsa ëndrra e Platinis merr një goditje të rëndë dhe nuk dihet e ardhmja e tij as në UEFA.