Birra Peja fiton çmimin "Top importers of U.S. Brands" në Panairin “AmCham Expo Space”
02/07/2024
Në një ngjarje të rëndësishme që bashkon bizneset më të suksesshme dhe inovative, Birra Peja ka fituar një vlerësim të lartë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham). Në panairin prestigjioz "AmCham Expo Space", Birra Peja u nderua me çmimin “Top Importers of U.S. Brands".Presidentja e kompanisë, Jona Devolli, u ngjit në skenë për të pranuar këtë çmim të rëndësishëm, duke përfaqësuar krenarinë dhe përkushtimin që ekipi i Birra Peja ka treguar ndër vite. Ky çmim është një njohje e merituar për përpjekjet dhe arritjet e tyre në treg.
Ky çmim nuk është thjesht një trofe nga të shumtit qëBirra Pejaka pranuar, është një dëshmi e kërkesës dhe vlerësimit të lartë që produktet e Birra Peja kanë arritur jo vetëm në vend, por edhe në tregjet ndërkombëtare.

