Please enter at least 3 characters.

Beyonce dhe Jay-Z kanë lansuar albumin e përbashkët "Everything Is Love"

2018/06/BeyinceJayz-e1529319331587.jpg
213:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 12: Music artists Jay Z and Beyoncé during The 59th GRAMMY Awards at STAPLES Center on February 12, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for NARAS)
22:"Getty Images for NARAS

Beyonce Knowles dhe burri i saj, Jay-Z, e kanë publikuar albumit e tyre të përbashkët me titull "Everything Is Love".

Albumi është lansuar në shërbimin muzikor të mogulit të muzikës, Tidal.

Ka kohë që po spekulohet rreth këtij albumi, ndërsa thashethemet u shtuan që prej fillimit të turneut të përbashkët të çiftit në Evropë dhe në Amerikën Veriore, "On the Run II".

Diva e muzikës pop ka publikuar një pjesë të klipit të parë për këngën "Ape S**t" që ishte realizuar në muajin maj në muzeun Louvre në Paris.

Ajo i ka shpërndarë edhe disa fotografi që do të jenë në kuadër të albumit.

Natyrisht se fansat janë entuziazmuar shumë nga projekti i përbashkët i çiftit të preferuar të skenës ndërkombëtare.

Para projektit të përbashkët, dy këngëtarët kishin publikuar ndaras albume duke folur për problemet në martesën e tyre.

Në vitin 2016, Beyonce e publikoi albumin "Lemonade", tema kryesore të të cilit ishin dashuria, tradhtia dhe familja.

Ndërsa një vit më pas, Jay Z e lansoi albumin "4:44", përmes të cilit pranoi se e kishte tradhtuar gruan e tij. /Telegrafi/