Please enter at least 3 characters.

Bexheti "fyen" komandantët, reagon BDI (Video)

2016/01/f.0331183903943_m.jpg

Ky i fundit në një takim me qytetarët maqedonas apeloi që në ditën e zgjedhjeve të dilet dhe të votohet për subjektin që garon në Tetovë kundrejt kandidates Teuta Arifi të BDI-së.

“Me votën e juaj dilni dhe votoni pasi që kryetari i Këshillit, (nëse nuk jam unë kryetar), do jetë nga BDI, komandant i cili do ta udhëheq Këshillin dhe ai do të merret me ndërrimin e emrave, rrugëve si që ma kanë bërë në katër vitet e mia dhe ideja është që në këto zgjedhje kryetari i Këshillit të jetë maqedonas dhe të punojmë si që duhet në interes të qytetit”, ka thënë Bexheti.

“Derisa kryetari jonë, Ali Ahmeti më 24 mars u shpreh që BDI do ta përkrah kandidatin e PDSH-së në Strugë, kjo parti haptazi fton bashkëqytetarët maqedonas që të votojnë kundër BDI-së. Frika që ka kapluar Sadi Bexhetin nga verdikti i qytetarëve më 24 mars, po e shtynë atë dhe Menduh Thaçin që edhe njëherë ta tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë, transmeton "Zhurnal".

Të prekësh ndjenjat, të ofendosh dhe të fyesh vlerat e popullit tënd, të cilit ndoshta rastësisht i takon, është si ajo thënia popullore ‘po pështyve përpjetë, pështyme të kthehet në fytyrën tënde’.

Sadi Bexheti, i vetëdijshëm se shqiptarët dje ia treguan se ku e ka vendin, mundohet të luaj me ndjenjat e bashke qytetarëve maqedonas të cilët si edhe tetovarët tjetër i ka keqpërdor dhe nuk i ka përfillë në katër vitet e kaluara”, thuhet në reagimin e BDI-së së Ahmetit.

“Sadi Bexheti, ta kujtojmë se në mbjelljen e flakës se urrejtjes ndëretnike, ndërfetare dhe ndërkulturore janë djegë shumë figura episodike si puna jote. Më 7 prill qytetarët e Tetovë do ta tregojnë ku e ke vendin, përfshirë edhe ata që mundohesh t’i manipulosh”, qëndron mes tjerash në reagimin e BDI-së kundër Bexhetit të PDSH-së. /Telegrafi/