Please enter at least 3 characters.

Betonierja thyen barrierat dhe bie poshtë te Unaza e Madhe në Tiranë, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke rënë nga një urë.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur me një mjet tjetër sipër urës ndërsa me pas ka përfunduar jashtë karrexhatës, duke rënë nga lartësia e urës.