Please enter at least 3 characters.

Besiktasi në negociata me Ronaldinhon

2016/01/besiktasi-n-euml-negociata-me-ronaldinhon_hd.jpg

Kontrata e 33-vjeçarit me Atletico Mineiron ka skaduar dhe klubi turk është i gatshëm që t’i bëjë ofertë.

Mediat turke raportojnë se përfaqësues të Besiktasit janë takuar me vëllanë dhe agjentin e ish-futbollistit më të mirë në botë, Roberto Assis, por nuk janë dhënë detaje rreth progresit të bisedimeve.

“Ne duam ta transferojmë Ronaldinhon”, u ka thënë gazetarëve anëtari i bordit të klubit, Ahmet Kavalci.

“Paga e tij është shumë e lartë për ne, na nevojitet një sponsor për të. Akoma nuk kemi arritur marrëveshje me ndonjë sponsor dhe kjo është arsyeja e vetme pse nuk e kemi transferuar”, ka shtuar ai. /Telegrafi/