")
Please enter at least 3 characters.

Besa arrin marrëveshje me Kastriot Rexhën

2016/01/besa-arrin-marr-euml-veshje-me-kastriot-rexh-euml-n_hd.jpg

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i gazetës Epoka e Re brenda klubit pejan. KF Besa pritet të jetë pretendentja kryesore për titullin e kampiones në edicion e ri futbollistik.

“Transferimet tona nuk do të ndalen këtu dhe njëri prej futbollistëve që pritet t’i bashkohet shumë shpejtë Besës është Kastriot Rexha, i cili parimisht është pajtuar që të transferohet në Pejë”, ka thënë burimi në fjalë. Ndryshe futbollisti prishtinas Kastriot Rexha në kampionatin e fundit ka luajtur për Trepçën ’89 dhe Prishtinën. /Telegrafi/