Bërtitni sa më fort që të mundeni
Pa marrë parasysh se çfarë vargu i ngjarjeve ose se cilët njerëz janë kurdis për t'ua nxirë jetën, si do të silleni në situatën e dhënë?
Të gjithë e dimë se çfarë ndjenje është të jesh i tensionuar, e kur ndjehemi kështu, me siguri nuk jemi bash tepër racional. Tensioni pashmangshëm sjell eksplodimin, shpesh herë eksplodimin e pavend.
Personi në të cilin zbrazeni zakonisht nuk ka të bëj fare me imtësitë e stresit që jua kanë krijuar vullkanin e tërbimit, transmeton Telegrafi.
Kërkojeni një kënd të qetë dhe të veçuar. Hapni gojën sa më fortë dhe shtrëngoni muskujt e fytyrës, të qafës dhe të kokës. Ndoshta edhe në pjesët e tjera të trupit do të ndjeni tension bukur të fort. Atëherë shtrëngoni shpullat, bini ajrit dhe bërtitni ... pa zë.
Pastaj lirohu plotësisht dhe përsëritni procedurën. Bëni kështu gjithnjë derisa ta ndjeni vetën mirë. Ndoshta do t'u shti edhe të qeshni! E qeshura iu bën edhe më mirë!
Lirohuni nga stresi sa më shpejt që të mundeni. Stresi pakëson aftësinë tuaj të ndërmarrjes se kontrollit mbi jetën tënd dhe dobëson vetëbesimin tuaj. /Telegrafi/


