Please enter at least 3 characters.

Berbatov: Refuzova Man Cityn para se të nënshkruaja me Unitedin

2018/09/Dimitar-Berbatov-e1536047577258.jpg
274:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 07: Dimitar Berbatov of Manchester United reacts during the FA Community Shield match sponsored by McDonald's between Manchester City and Manchester United at Wembley Stadium on August 7, 2011 in London, England. (Photo by Ian Walton/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, është kthyer për të zbuluar një prapaskenë nga e kaluara e tij.

Bullgari ke zbuluar se ishte shumë afër kalimit te Manchester City, por në fund ai i kishte refuzuar.

"Natën para se të nënshkruante Robinho për Manchester Cityn, agjenti më tha se City ishin të interesuar për mua".

(Foto: Getty Images)

"Më tha se më kanë ofruar më shumë para se Djajtë e Kuq, por iu përgjigja duke i thënë se e dua vetëm Unitedin", ka thënë Berbatov në një intervistë për FourFourTwo.

Berbatov iu bashkua Unitedit nga Tottenhami në vitin 2008 për 30.75 milionë funte (34 milionë euro).

Gjatë aventurës së tij te Djajtë e Kuq sulmuesi i njohur evropian shënoi 56 gola në 149 paraqitje.

Pas largimit nga Man Utd ai iu bashkua Fulhamit, pastaj Monacos, PAOK-ut dhe së fundmi skuadrës indiane, Kerala Blasters. /Telegrafi/