Please enter at least 3 characters.

Benzema i rivalizon Messin dhe Lewandowskin - synimi t'i kalojë dhe të bëhet më i miri në Evropë për vitin 2019

2019/11/15747051386300.jpg

Karim Benzema i ka shënuar 25 gola deri më tani në vitin 2019 dhe kjo e bën atë golashënuesin e tretë më të mirë në pesë ligat kryesore evropiane, pas Lionel Messit dhe Robert Lewandowskit.

Argjentinasi ka shënuar 29 herë, ndërsa sulmuesi i Bayern Munich e ka dërguar topin në rrjetë në 28 raste.

Kylian Mbappe ka shënuar po aq gola sa Benzema, duke e bërë garën shumë interesante.

Golat e shpeshtë e kanë Benzeman golashënuesin më i mirë në La Liga me 10 shënime, duke e lënë Messin me tetë.

Real Madridi përballet me Paris Saint-Germain të martën në mbrëmje në Ligën e Kampionëve, ku francezi i mbretërve kërkon ta shtojë numrin, pasi së fundmi është bërë golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave të Los Blancos. /Telegrafi/