Please enter at least 3 characters.

Bëhet inspektim i jashtëzakonshëm në Spitalin e Manastirit pas rastit me foshnjën e vdekur

2023/03/spitali-i-manastirit.jpg

Në lidhje me rastin e të porsalindurit të ndjerë në Spitalin Klinik të Manastirit, Ministria e Shëndetësisë njofton se sot Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor është duke kryer inspektim të jashtëzakonshëm.

Nga MSH thonë se komisioni ka dalë në terren dhe po mbikëqyret për përcaktimin e rrjedhës së trajtimit të të porsalindurit të vdekur.

"Njëkohësisht u formua një komision për mbikëqyrje eksperte, i përbërë nga dy mjekë specialistë gjinekologë, një neonatolog, një anesteziolog, si dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë".

Drejtori i Spitalit Klinik të Manastirit, dr. Aleksandar Obednikovski, paraditen e sotme, ka "dorëzuar në Ministri dorëheqjen e parevokueshme për arsye morale", thonë nga MSH./Telegrafi/