Please enter at least 3 characters.

Bedri Fazliu në vend të Florin Besimit

2020/08/kuvendi-i-maqedonise-1.png

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i dorëzoi ​​sot çertifikatën për deputet Bedri Fazliut nga BDI, i cili zëvendëson Florin Besimin në Kuvend.

Çertifikata për deputet e dorëzuar nga KSHZ-ja duhet të verifikohet nga Kuvendi. Fazliu vjen nga zona numër 6 nga radhët e BDI-së.

Më herët, Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Florin Besimit, të cilën ai e paraqiti pas reagimit të Komisionit për Antikorrupsion, sepse vëllai i tij Fatmir Besimi duhet të nominohej për Ministrin e Financave./Telegrafi/