Bebe Rexha në koncert me flamurin shqiptar (Video)
23/03/2017
Bebe Rexha po na bën krenar kudo në botë.
Këngëtarja shqiptare asnjëherë nuk e mohon se është me prejardhje shqiptare dhe se krenohet me këtë.
Se Bebe s'i harron shqiptarët, tregoi edhe në koncertin e saj që e ka mbajtur mbrëmë në Detroit.
Ajo gjatë koncertit mbante flamurin shqiptar duke bërë që qindra bashkatdhetarë të ndihen të emocionuar në koncertin e saj. /indeksonline/


