Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha i bën krenarë shqiptarët, shpërblehet me çmim në MTV Video Music Awards 2019

2019/08/Beeb-e1566916729121.jpg
238:"NEWARK, NEW JERSEY - AUGUST 26: Bebe Rexha poses with the Best Dance Award in the Press Room during the 2019 MTV Video Music Awards at Prudential Center on August 26, 2019 in Newark, New Jersey. (Photo by Roy Rochlin/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses së fundmi në karrierën e saj.

Ajo është shpërblyer me çmim në një prej ngjarjeve më të mëdha të vitit, MTV Video Music Awards, duke u bërë shqiptarja e dytë në botë pas Rita Orës që fiton këtë çmim.

Bebe Rexha ka triumfuar në kategorinë "Kënga më e mirë ritmike", e cila njëherësh ishte kategoria e vetme në të cilën ishte nominuar.

Ajo e fitoi këtë çmim për këngën e saj shumë të suksesshme "Call you mine" në bashkëpunim me The Chainsmokers, gjersa ishte e nominuar edhe për këngën tjetër "Say my name" në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin.

Duke triumfuar në këtë kategori, Bebe Rexha ka lënë prapa këngët e tjera në nominim si: "Solo" nga Clean Bandit dhe Demi Lovato, "Taki taki" nga DJ Snake, Selena Gomez, Ozuna & Cardi B, "Happier" nga Marshmello & Bastille, dhe këngën "Electricity" të kënduar nga shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa, në bashkëpunim me Silk City.

E veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë hiri dhe plot shkëlqim, këngëtarja 29-vjeçare është dukur tejet elegante dhe plot glamur në mbrëmjen e MTV VMA.

Kujtojmë që të njëjtin çmim, "Kënga më e mirë ritmike", e kishte fituar vitin e kaluar këngëtarja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila njëherësh është mike shumë e mirë e këngëtares.

Bebe Rexha ka pozuar më pas me trofenë e "njeriut me hënë", në tapetin e kuq duke bërë akrobaci të ndryshme me ç'rast ka treguar se është ndarë e kënaqur që ka pasuruar karrierën e saj me një trofe kaq të rëndësishëm. /Telegrafi/

Imazhe të tjera nga paraqitja glamuroze e Bebe Rexhës në MTV Video Music Awards 2019: