Please enter at least 3 characters.

Bayerni vendos për ta shitur Sulen gjatë janarit në Angli

2021/10/1337033243-scaled-e1633681941539.jpeg
235:"MUNICH, GERMANY - AUGUST 28: Niklas Suele of FC Bayern Muenchen #sont during the Bundesliga match between FC Bayern München and Hertha BSC at Allianz Arena on August 28, 2021 in Munich, Germany. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Niklas Sule është futur në vitin e fundit të kontratës me gjigantin gjerman Bayern Munich.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë i ka ofruar rinovimin, por Sule ka refuzuar atë duke kërkuar një aventurë të re.

Duke marrë mësim nga largimi i David Alabas këtë verë me parametra zero, Bayerni nuk dëshiron që ta humbas edhe Sulen pa fituar asgjë.

Kësisoj gjiganti gjerman ka vendosur që në afatin kalimtar të janarit ta nxjerr në shitje mbrojtësin gjerman.

Newcastle United dhe Tottenham Hotspur janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e Sules.

Bavarezët synojnë që në janar ta shesin lojtarin e tyre dhe të fitojnë rreth 30 milionë euro.

Vet mbrojtësi ka shprehur gjithmonë admirimin për futbollin anglez duke deklaruar se është ëndërr për të luajtur në Ligën Premier. /Telegrafi/