Please enter at least 3 characters.

Bayerni mposht Wolfsburgun në udhëtim dhe ngritet në tabelë

2018/10/RobertLewandowskibayern-e1540049030300.jpg
261:"MADRID, SPAIN - MAY 01: Robert Lewandowski of FC Bayern Muenchen looks on during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munichu ka arkëtuar pikë të plota në udhëtimin te Wolfsburgu, ku arriti fitore prej 3-1.

Pas gjysmë ore lojë, Robert Lewandowski e zhbllokoi rezultatin (30'), i asistuar nga Mats Hummels dhe me epërsi prej një goli, mysafirët shkuan në pushim.

https://twitter.com/floxcoman/status/1053656813139304448

Me të filluar gjysma e dytë, sulmuesi polak e dyfishoi epërsinë për skuadrën e Niko Kovac.

Në vazhdim, vizitorët mbetën me një lojtar më pak kë fushë, pasi Arjen Robben u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (57').

Wout Weghorst e ngushtoi rezultatin me një gol për vendasit (63'), mirëpo James Rodriguez (72') shoi çdo shpresë të Woflburgut për rikthim.

Me këtë fitore, Bayern Munichu ngritet në kuotën 16 pikëve, katër më pak se lideri Borussia Dortmund.

Vlen të theksohet se bavarezët kanë regjistruar pesë fitore një barazim dhe një humbje në këtë fillimsezoni.

Për Wolfsburgun, kjo ishte humbja e tretë sezonale në Bundesliga dhe numëron nëntë pikë në vend të 11-të në tabelë.

Në xhiron e ardhshme, Wolfsburgu luan si mysafir i Fortuna Duesseldorf, derisa Bayerni udhëton te Mainzi. /Telegrafi/