Please enter at least 3 characters.

Bayerni kërkon titullin ndaj Werder Bremenit në krizë

2020/06/BayernMunichfeste-e1592300040959.jpg
370:"MUNICH, GERMANY - JUNE 13: Joshua Zirkzee (L) of FC Bayern Muenchen celebrates scoring the opening goal with his team mates Joshua Kimmich (2nd R), Serge Gnabry and Michael Cuisance (R) during the Bundesliga match between FC Bayern Muenchen and Borussia Moenchengladbach at Allianz Arena on June 13, 2020 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Java e 31-të në Bundesliga mund t’ia sigurojë Bayern Munichut titullin e kampionit për sezonin 2019/2020 në kampionatin gjerman.

Këtë xhiro bavarezët janë mysafirë të Werder Bremenit në Weser Stadium, ku fitorja eventuale do t’i shpallte kampionë.

Lideri në tabelën e elitës së futbollit gjerman ka shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Borussia Dortmund, prandaj me tri pikë të reja do të shpallej kampion edhe matematikisht, duke qenë se (bashkë me këtë javë) kanë mbetur tri xhiro për t’u zhvilluar.

(Foto: Kai Pfaffenbach/Pool via Getty Images/Guliver)

Të zgjedhurit e Hansi Flick nuk pritet të bëjnë ndonjë gabim në ndeshjet e mbetura, ashtu që padyshim se do të fitojnë titullin e Gjermanisë për herë të 30-të në histori.

Nga ana tjetër, Werder Bremeni, ku aktivizohet anësori i Kosovës, Milot Rashica, ndodhet në zonën e rrezikut dhe humbja eventuale do t’i përkeqësonte shumë gjërat në luftën për mbijetesë. /Telegrafi/