Please enter at least 3 characters.

Bashkimi mposht kampionin shqiptar (Foto)

2016/01/bashkimi-mposht-kampionin-shqiptar-foto_hd.jpg

Prizrenasit triumfuan kundër shkuadrës shqiptare të Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 62:84 në kuadër të ndeshjeve parapërgatitore të Superligës së Kosovës në basketboll, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se “Arpagjik’t” këtë vit do të debutojnë edhe Ligën Ballkanike, ndërsa Vllaznia për arsye financiare ishte tërhequr para fillimit të kampionatit të kësaj gare evropiane.

Kujtojmë se vitin e kaluar prizrenasit u shpallën nënkampion të Kosovës, ndërsa shkodranët janë kampion aktual të Superligës shqiptare. /Telegrafi/