Please enter at least 3 characters.

Bashkëshorti me kancer i kërkon Celine Dionit t’i kthehet skenës

2016/01/CelineDion-gi.jpg

Celine Dion do të kthehet në skenën e Koloseut të Hotelit ‘Ceasers Palace’ në Las Vegas më 27 gusht, pas një viti mungesë, derisa është kujdesur për bashkëshortin e saj të sëmurë.

Korporata Caesars Entertainment ka njoftuar se koncertet e këngëtares së njohur botërore do të vazhdojnë me 40 paraqitje në mes të gushtit dhe janarit.

Këngëtarja nga Kanadaja, ka thënë se ishte bashkëshorti i saj, Rene Angelil, i cili e ka nxitur të kthehet në skenë pasi ajo e anuloi edhe turneun e saj aziatik, gjatë vjeshtës së fundit.

Angelil është duke u shëruar pas heqjes së një tumori vitin e kaluar. /Koha.net/Telegrafi/