Please enter at least 3 characters.

Barcelona 'shumë e interesuar' për Franck Kessie

2022/01/franckfk.jpg

Franck Kessie është gjithnjë e më larg Milanit që mund ta humbë si lojtar të lirë në verë.

Barcelona ka marrë primatin në garën për shërbimet e 25-vjeçarit duke kaluar of Tottenham Hotspur, Paris Saint-Germain, Arsenal, Liverpool dhe Manchester United.

Ylli nga Bregu i Fildishtë dhe Rossonerët kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës, e cila skadon me 30 qershor.

(Foto: Instagram/franckkessie)

Milani shpresonte ta shiste te Tottenhami në afatin e janarit, mirëpo është raportuar se agjenti i tij e ka hedhur poshtë këtë mundësi.

Tash Radio Catalunya ka njoftuar se Barcelona është "shumë e interesuar" që të nënshkruajë me Kessie si lojtar të lirë në verën e ardhshme. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/franckkessie)