Please enter at least 3 characters.

Barcelona pritet me brohoritje në Madrid: Rroftë Spanja (Video)

2017/12/barca-2.jpg

Real Madrid dhe Barcelona do të takohen sot në derbin e radhës spanjoll.

Tashmë futbollistët e skuadrës katalunase kanë arritur në qytetin e Madridit, ku do të zhvillohet edhe ndeshja.

Tifozët e Madridit e kanë pritur me brohoritje në Madrid Barcelonën, që sot nga ora 13:00 do të përballet me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.

“Rroftë Spanja, CR7”, u dëgjuan tifozët duke brohoritur pas arritjes së lojtarëve të Barcës.

Ndryshe, kjo do të jetë një betejë mes dy lojtareve që kanë dominuar futbollin botëror në dekadën e fundit.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në kuotë të barabartë golash për vitin 2017 me nga 53. /Telegrafi/