Please enter at least 3 characters.

Barcelona mposht me lehtësi Celta Vigon, vazhdon me fitore dhe si lider në La Liga

2018/12/Barcelona-Celta-Vigoo.jpg
312:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 22: Ousmane Dembele of Barcelona celebrates with teammates Lionel Messi and Luis Suarez after scoring his team's first goal during the La Liga match between FC Barcelona and RC Celta de Vigo at Camp Nou on December 22, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka triumfuar me lehtësi ndaj Celta Vigos me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi në kampionatin spanjoll, duke vazhduar kështu si lider i kampionatit.

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua e gjitha nga vendasit nga Camp Nou, të cilët përveç raste arritën të shënojnë edhe dy gola.

Momenti i golit të Dembeles (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas dhjetë minutave lojë dhe ishte Ousmane Dembele, i cili shënoi për 1-0 pas një topi të kthyer nga portieri mysafirë.

Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte në skenë doli ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili me një gol të bukur qoi në pushim skuadrën e tij me epërsi 2-0.

Festa e Messit pas golit të shënuar (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe të dyja skuadrat krijuan disa raste për gol.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të tund rrjetën dhe ndeshja përfundoi me një fitore të Barcelonës me rezultat 2-0.

Barcelona vazhdon të mbetet lider i La Ligas (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Barcelona ka 37 pikë në vendin e parë, ndërsa Celta Vigo renditet në pozitën e 10-të me 21 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranët luajnë në udhëtim te Getafe, ndërsa Celta Vigo e pret në shtëpi Athletic Bilbaon. /Telegrafi/

https://twitter.com/MSN475/status/1076533758172381184

https://twitter.com/J__bkr/status/1076542810621440000