Please enter at least 3 characters.

Barcelona gati ta thyej edhe një klauzolë, radhën e ka Serri

2017/07/Jean-Michael-Seri.jpg

Barcelona është duke menduar që ta paguajë klauzolën e mesfushorit të Nice, Jean-Michel Seri.

Mediat katalunas shkruajnë se Barcelona është e gatshme të përforcohet ende në këtë afat kalimtar.

Lajmin e konfirmon edhe L'Equipe që pret largimin e mesfushorit nga Ligue 1.

Barcelona për ta marr duhet ta paguajë klauzolën e lojtarit në vlerë 40 milionë euro.

Serri pëlqehet shumë edhe nga ish ylli i klubit Xavi.

Blaugranat kanë paguar disa ditë më parë edhe klauzolën e Paulinhos. /Telegrafi/