Barcelona është në kërkim të yllit të Chelseat
Barcelona po shqyrton një transferim surprizë për sulmuesin e Chelseat , Pedro Neto, këtë verë, sipas raportimeve të Mundo Derportivo.
Gjigantët katalanas po kërkojnë të sjellin një qendërmbrojtës, sulmues dhe një anësor të majtë në afatin kalimtar të verës së ardhshme.
Neto është shfaqur si një objektiv i mundshëm për gjigantët katalanas, të cilët mbajnë një marrëdhënie të shkëlqyer me agjentin e tij Jorge Mendes.
Anësori portugez është bërë një komponent kyç i sulmit të Chelseat në sezonet e fundit.
Ai e përfundoi sezonin 2024/25 me nëntë gola dhe po aq asistime, duke luajtur një rol të madh në titujt e Ligës së Konferencës dhe Kupës së Botës për Klube.
Këtë sezon, 26-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në të gjitha garat deri më tani.
Shpejtësia e tij shpërthyese, aftësia e tij në driblim, aftësia për pasime krijuese dhe shkathtësia për të luajtur në të dyja krahët e bëjnë atë një nënshkrim ideal për skuadrën e Hansi Flick. /Telegrafi/


