Barcelona 2-2 Girona: Notat e lojtarëve, Messi më i miri
23/09/2018
Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Gironas në La Liga.
Skuadra e Ernesto Valverdes barazoi me rezultat 2-2, ndërsa golat i shënuan Lionel Messi (19’) dhe Gerard Pique (63’).
Kurse dy golat për mysafirët i shënoi Chrisian Stuani (45’, 51’).
Më i miri në këtë takim ishte Messi, ndërsa te vendasit me notë të lartë u vlerësuan edhe Arturo Vidal dhe Philippe Coutinho.
Te mysafirët natyrisht që Stuani ishte më i miri, por edhe mbrojtësi Aday Benitez dhe portieri Bono arritën të bëjnë paraqitje të mirë.
Barça në ndeshjen e radhës luan kundër Legans, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:
Barcelona:
/Telegrafi/


