Please enter at least 3 characters.

Barca i ka nisur bisedimet me Matan

2019/04/JuanMata-2.jpg
250:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 25: Juan Mata of Manchester United applauds after the FA Cup Fourth Round match between Arsenal and Manchester United at Emirates Stadium on January 25, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Juan Mata është një nga futbollistët që pritet të largohen nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar veror.

Lojtari spanjoll ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në fund të këtij sezoni, ndërsa klubi anglez nuk planifikon t'i ofrojë kontratë afatgjate.

Juan Mata (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në këtë mënyrë, ai është i lirë që të bisedojë me klubet tjera, të cilat interesohen për shërbimet e tij, ndërsa një prej tyre është Barcelona.

The Sun raporton se Blaugranët tashmë i kanë nisur bisedimet me babanë e lojtarit, i cili është njëherësh agjent i tij.

Derisa Unitedi dëshiron t'i ofrojë vetëm kontratë njëvjeçare, Barca është e gatshme që ta transferojë atë me parametrat zero, ndërsa Mata dëshiron së paku dy vite në kontratën e tij të radhës. /Telegrafi/