Please enter at least 3 characters.

Banorët e Prapashticës përgatisin kallëzim penal ndaj Serbisë për vrasjen e 1,520 banorëve në vitin 1921

2020/12/prapashtica.png

Me 11 janar të vitit 1921 regjimi serb për një ditë të vetme kishte ekzekutuar 1,520 banorë të fshatit Prapashticë.

Banorët e fshatit po i gëzohen iniciativës për të ngritur një përmendore në kujtim të 1,520 martirëve që u vranë pas Luftës së Parë Botërore.

Mirëpo proceduara e realizimit nuk është në përputhje me kërkesat e tyre.

“Mendimi unanim i fshatarëve është që ky lapidar të ndërtohet në pronën e shkollës që mban edhe emrin “Dëshmorët e vitit 1921”, deklaroi për RTV Dukagjinin Ali Latifi, përcjell Telegrafi.

Banorët sot nënshkruan edhe kallëzimin penal për gjenocidin e ushtruar nga shteti serbe në vitin 1921 duke kritikuar ata që kanë qenë në pushtet deri më tani e që sipas tyre nuk e kanë bërë këtë kallëzim.

“Qytetarët e përkrahën këtë iniciativë me nënshkrimet e tyre për kallëzimin penal ndaj gjenocidit që ka bërë Serbia”, deklaroi më tej Ali Latifi./Telegrafi/