Please enter at least 3 characters.

Bajrami porosit Mustafën: Jep dorëheqje, ose përjetoje rrëzimin e Qeverisë (Video)

2017/05/bajrami-780x439.jpg

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, thotë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka dy zgjedhje ose të dorëhiqet ose të përjetojë rrëzimin e Qeverisë nga mocioni i iniciuar nga partitë opozitare.

“Zoti Mustafa i ka dy rrugë: O sonte të jep dorëheqje, ose nesër të përjetojë rrëzimin e Qeverisë”, tha Bajrami në emisionin Kontakt në Tribuna Channel.

Sipas Bajramit, sjellja e Mustafës kundrejt deputetëve të partisë së tij, 0është alarmante, sepse deputetët duhet të jemi të pavarur.

Bajrami shtoi se deputetët janë në një presion të tejskajshëm nga lideri i tyre.