Please enter at least 3 characters.

Bajqinovci thotë se banorët e Karaçevës kërkojnë vendosjen e Policisë së Kosovës në këtë zonë

2020/08/117361552_335041484548530_7466778636903831983_o.jpg

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka vizituar fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës, pas lajmeve se aty gjatë të premtes patrulloi xhandarmëria serbe.

Bajqinovci ka thënë se gjatë bisedave me banorët e këtij fshati, ata janë shprehur të shqetësuar dhe kanë kërkuar që nëpër këtë zonë të vendoset Policia e Kosovës.

Ndryshe, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka bërë të ditur se pas rastit në Karaçevë të Kamenicës ka takuar komandantin e KFOR-it, Michele Risi dhe se KFOR-i është shprehur i gatshëm të ri-fillojë patrullimet e përbashkëta edhe me Policinë e Kosovës në këtë pjesë të Kosovës.

Postimi i Mefail Bajqinovcit:Sot vizitova vendin dhe familjen e Adhurim Krasniqit, pronarit të restaurantit Oxygen në Karaçevë, i cili dje më kishte njoftuar për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në oborrin e restaurantit të tij.Vëllai i Adhurimit, Madhërimi, më njoftoi në detaje lidhur me futjen e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në oborrin e tij. Madhërimi ishte i pranishëm, në momentin kur xhandarmëria serbe u fut në pronën e tij.Gjithashtu, me disa banorë që biseduam në atë vend, shprehen shqetësimin pse kjo pjesë (Karaçeva) nuk kontrollohet nga policia e Kosovës dhe kërkojnë kontrollin dhe vendosjen e një punkti policor në këtë pjesë.Nga ky restaurant, vija kufitare me Serbinë është rreth 400 metra. /Telegrafi/