Please enter at least 3 characters.

Babyface pretendon se Michael Jackson ka kërkuar të dalë me aktoren Halle Berry

2020/04/GettyImages-1193691586-e1587505583661.jpg
276:"LAS VEGAS, NEVADA - NOVEMBER 17: Kenneth "Babyface" Edmonds presents the Legend Award to Jimmy Jam and Terry Lewis during the 2019 Soul Train Awards presented by BET at the Orleans Arena on November 17, 2019 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Ethan Miller/Getty Images for BET)
20:"Getty Images for BET

Michael Jackson është njëri nga ikonat e muzikës pop, këngët e të cilit vazhdojnë të dëgjohen edhe në ditët e sotme.

Pas vdekjes së tij, ka pasur shumë spekulime rreth jetës së tij private dhe asaj profesionale, shkruan Metro.

Së fundmi këngëtari Babyface ka pretenduar se Michael ka dashur që të ketë diçka më shumë me aktoren e famshme, Halle Berry.

Michael Jackson (Foto: Justin Sullivan/Getty Images/Guliver)

"Një herë, Micahel më thirri dhe tha: 'A e njeh Halle Berry? A e di kush është ajo?'. Ikona e muzikës vazhdoi: 'A mund të më bësh një favor? Unë dua që t'i telefonosh asaj, sepse dua ta nxjerr në një darkë”, ka treguar Babyface.

Halle Berry (Foto nga Paul R. Giunta/Getty Images/Guliver)

Ai fillimisht ishte habitur nga kërkesa që i kishte bërë Jackson, por në fund të fundit, Halle hodhi poshtë ofertën e ikonës. /Telegrafi/