Please enter at least 3 characters.

Baby G pozon me të brendshme pranë krevatit

2020/01/BabyaG.jpg

Baby G nuk ka sjellë materiale të reja muzikore në kohët e fundit, megjithatë ajo i ka mbajtur kontaktet me fansat e saj përmes rrjeteve sociale.

Publikimi i fotografive dhe videove të ndryshme, ka bërë që këngëtarja të jetë mjaft e ndjekur në Instagram, ku ka mbi gjysmë milion fansa që i përcjellin aktivitetet e saj.

Këto ditë, Gordana Kingji (emri i vërtetë i këngëtares) e ka publikuar një fotografi, në të cilën i ka ekspozuar të brendshme.

Ajo ka pozuar pranë krevatit, ndërkohë që ka vënë në plan të parë linjat e admiruara trupore.

Ndërkaq, në përshkrimin që e ka shoqëruar fotografinë në profilin e saj në Instagram, Baby G ka treguar se ka shtuar tre kilogramë në peshë. /Telegrafi/