Babaj i bashkohet Trepçës ‘89
Ekipi nga ‘Riza Lushta’ ia ka marr rivalit të qytetit Trepçës, kapitenin Shpëtim Babaj. Këtë e ka konfirmuar Lindriti Misini, ish-futbollist i skuadrës, aktualisht asistent menaxher i drejtorit të skuadrës
"Mund të konfirmoj se Shpëtim Babaj prej sonte është pjesë e skuadrës gjelbër e bardhë, të dy palët janë të qurran me marrëveshjen dhe ai do i bashkohet skuadrës qysh nga dita e mërkurë", ka thënë Misini për Express.
Ai ka paralajmëruar edhe prurje të reja në skuadër, mirëpo nuk ka dashur të jap emra para se ata të konfirmohen dhe nënshkruajnë për Trepçën '89.
Drejtuesit e skuadrës po ashtu kanë njoftuar se me shumicën e ish-futbollistëve që luajtën në edicionin e shkuara është ripërtërirë marrëveshja, raporton Express.
Ndërkohë nga skuadra janë larguar vetëm Isuf Llumnica, Samir Sahiti dhe Taulant Dajaku. /Telegrafi/


