Babai i bleu vajzës një lodër kaktusi që imiton zërin - shikoni reagimin e adhurueshëm
Përdoruesit e mediave sociale u tërhoqën pas të qeshurave të krijueses Taylor Dudley, babai i vajzës së adhurueshme Elliot, shkurt Ellie.
Përkatësisht, Taylor dhe bashkëshortja e tij, Kaylee shpesh publikojnë situata nga jeta e tyre në platforma të ndryshme dhe këtë herë Taylor ka regjistruar reagimin e një vajze të vogël ndaj një lodre kaktusi që imiton tingullin.
Pasi kuptoi se kaktusi i “përshtatet”, vogëlushja filloi të bënte zhurma të lezetshme dhe dukej sikur po përpiqej të fliste me kaktusin.
Sjellja e saj bëri të qeshin prindërit e saj, por edhe shumë persona që e panë videon në TikTok dhe Instagram.
Në TikTok, video është parë më shumë se 14 milionë herë që nga publikimi i saj, ndërsa në Instagram ky numër është edhe më i lartë, madje 24 milionë herë. /Telegrafi/


