Please enter at least 3 characters.

Babai dhe agjenti i Haalandit flasin pas deklaratës së kandidatit për president të Real Madridit

Babai i Erling Haaland, Alfie, dhe agjentja e tij, Rafaela Pimenta, kanë mohuar thashethemet që e lidhin yllin e Manchester City me Real Madridin .

Kandidati presidencial i Los Blancos, Enrique Riquelme, kohët e fundit bëri një deklaratë tronditëse duke thënë se dyshja e Cityt, Rodri dhe Haaland, do të ishin nënshkrimet e tij nëse ai do të fitonte zgjedhjet.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe këto zëra janë mohuar nga babai dhe agjentja e Haalandit.

"Gjithçka shumë argëtuese, por jo e vërtetë. Ne u urojmë të dy kandidatëve gjithë të mirat në zgjedhjet e Real Madridit", sqaruan Alfie dhe Pimenta.

Për më tepër, City është i qetë në lidhje me të ardhmen e menjëhershme të Haaland, pasi besojnë se sulmuesi norvegjez nuk ka dhënë asnjë shenjë largimi këtë verë.

Në anën tjetër, Rodri mund të jetë pjesë e ndryshimeve të ekipit te City, sidomos pas ardhjes së afërt të trajnerit Enzo Maresca. /Telegrafi/