Please enter at least 3 characters.

Automjeti doli nga rruga Kërçovë - Ohër, humb jetën një person

2022/05/20_02_2022_468382_20_02_2022_3360552_aksident_trafiku_2.jpg

Një person e humbi jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës një pas mesnate në aksin magjistral Kërçovë – Ohër, kur një automjet udhëtarësh “Volksvagen Golf”, me targa të Ohrit, ka dalë nga rruga.

Siç kumtoi MPB, automjeti është drejtuar nga A.A. (46) nga fshati Zajaz, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku i Qendrës mjekësore Kërçovë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Kërçovë.