Austria po përjeton valën e dytë të rasteve me coronavirus, thotë kancelari Kurz
454:"Austrian ministers, with from left: Austrian Interior Minister Karl Nehammer, Vice Chancellor Werner Kogler, Chancellor Sebastian Kurz and Minister for Social Affairs Rudolf Anschober arrive for a news conference about the coronavirus situation in Austria, in Vienna, Austria, Monday, April 6, 2020. The COVID-19 coronavirus causes less serious symptoms for most people, but for some it causes severe illness and even death.(Helmut Foringer/Pool via AP)
2:"AP
13/09/2020
Austria po përjeton fillimin e një vale të dytë të infeksioneve me coronavirus.
Kështu ka thënë kancelari Sebastian Kurz, ndërsa numri i rasteve të reja po shënon rritje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Nga e premtja deri të shtunën, kombi Alpin me gati nëntë milionë banorë raportoi 869 raste të reja - më shumë se gjysma e atyre në kryeqytetin Vjenë.
"Ajo që po përjetojmë është fillimi i valës së dytë", citohet të ketë thënë kancelari Kurz në një deklaratë.
Ai u ka bërë thirrje popullatës që të përmbahen ndaj masave anti-virus dhe të zvogëlojnë kontaktet shoqërore. /Telegrafi/


