Please enter at least 3 characters.

Aubameyang: VAR e ka humbur kënaqësinë e golit

2019/09/GettyImages-1178197124.jpg
301:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 30: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Manchester United and Arsenal FC at Old Trafford on September 30, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pierre-Emerick Aubameynag ka thënë se VAR po e merr kënaqësinë e shënimit të golit, sidomos atë që e shënoi mbrëmë ndaj Manchester United në Ligën Premier.

Sulmuesi gabonez shënoi për t’i barazuar shifrat në 1-1 në pjesën e dytë, pasi golin e epërsisë për Djajtë e Kuq e kishte realizuar Scott McTominay në minutën e 45-të.

Aubameyang pranoi një asistim nga Bukayo Saka që e vuri përballë me David De Gea, mirëpo gjyqtari anësor e ngriti flamurin për pozitë jashtë loje, mirëpo pas rishikimit të VAR-it gjithçka kishte qenë në  rregull.

Manchester United vs Arsenal (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Isha i sigurt se nuk kishte pozitë jashtë loje. Unë u befasova kur gjyqtari vërshëlleu për pozitë jashtë lojë, mirëpo unë bëra punën time dhe shënova”, ka thënë sulmuesi i Arsenalit.

“Dëgjova tifozët që brohorisnin se ishte pozitë jashtë loje, por doli që të mos ishte, isha shumë i lumtur”.

“Po, natyrisht se VAR po e merr kënaqësinë e shënimit të golit, është një ndjenjë e çuditshme. Ju nuk mund të festoni 100 për qind, por është në rregull, jam i lumtur”, ka shtuar më tej Aubameyang.

Arsenali në xhiron e tetë do të përballet me Bournemouthin e që do të jetë një sfidë aspak e lehtë për Gunner. /Telegrafi/