Please enter at least 3 characters.

Atletico siguron biletën për finalen e Milanos (Video)

2016/05/FCBayernMuenchenvClubAtleticodeMadrid8lhBfgRVAtJx.jpg

Atletico Madridi është finalisti i parë, edhe pse humbi në ndeshjen e dytë ndaj Bayer Munichut me rezultat 2-1.

Rezultati i përgjithshëm ishte 2-2, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 në të mirë të madrilenëve dhe klubi spanjoll kualifikohet falë golit në terren mysafir.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 31-të nga Xabi Alonso, i cili shënoi nga gjuajta e lirë pas një devijimi nga Jose Gimenez.

Tri minuta më vonë bavarezët humbën një penalti, pasi goditja e Thomas Muller u prit nga portieri slloven, Jan Oblak.

Goli i barazimit erdhi nga Antoine Griezmann, i cili shënoi pas një asistimi të bukur nga Fernando Torres.

Bayerni kaloi në epërsi në minutën e 74, pasi Robert Lewandowski shënoi me kokë pas asistimit nga Arturo Vidal.

Ndeshja u bë edhe më emocionuese kur Fernando Torres dështoi nga pika e bardhë pas dhjetë minutash.

Atletico Madridi kështu kualifikohet për finalen e Milanos, ku pret fituesin e ndeshjes Real Madrid-Manchester City. /Telegrafi/