As “Coldplay” nuk e heq Adelen nga froni
12/12/2015
Albumi më i ri i “Coldplay”, “A Head Full Of Dreams”, nuk ka arritur që të tejkalojë albumin e Adele, “25”, në top-listën e albumeve të shitura në Britani të Madhe.
BBC shkruan se Coldplay me “A Head Full Of Dreams” për herë të parë nuk ka arritur të pushtojë majën e top-listës, përkundër se është shitur në mbi 236 mijë kopje, transmeton Koha.net.
Albumet e kaluara, “Ghost Stories” i vitit 2014 kishte arritur në debutim të marrë kreun e top listës për shitje, gjithashtu edhe ai i vitit 2011, “Mylo Xyloto”, kishte arritur të jetë albumi më i shitur në javën e parë të lansimit.
Adele vazhdon të jetë numër një në Britani të Madhe edhe këtë javë, duke shitur 354 mijë kopje.


