Please enter at least 3 characters.

Arthur mund largohet nga Italia, dy klube kontaktojnë Juventusin për brazilianin

2022/08/9d01d08c-65ba-4b2a-8fed-b43b020cdf5a_16-9-discover-aspect-ratio_default_0.jpg

Arthur Melo vazhdon të mbetet një problem për Juventusin, pasi ende nuk ka gjetur skuadër për tu larguar.

Mesfushori brazilian u bashkua me Zonjën e Vjetër dy vite më parë nga Barcelona për shumën e 76 milionë eurove.

Megjithatë braziliani ka dështuar t'i tregojë aftësitë e tij në Itali dhe tani është jashtë planeve të Juventusit.

Juventus po kërkon blerës për lojtarin dhe pas disa negociatave me Valencian, klubi spanjoll u tërheq nga gara për të nënshkruar me Arthur.

Por ka një tjetër shpresë për largimin e brazilianit këtë verë nga Allianz Stadium.

Dy skuadrat evropiane, Porto dhe Olympique Lyon kanë shprehur interesim për huazimin e futbollistit me të drejtë blerje.

Juve është gati për ta lënë të lirë 26-vjeçarin, por tani vet Arthur do të vendos se cilës skuadër do t'i bashkohet. /Telegrafi/